Greqi- Një tragjedi ka ndodhur pak orë më parë në zonën e Patisisë, kur një 59-vjeçar ka vrarë vëllain e tij 69-vjeçar, duke e qëlluar disa herë me një send të mprehtë.
Advertisements
Sipas informacioneve të Policisë, autori është arrestuar pasi kishte rrëfyer vetë në polici krimin e bërë.
“Kam ardhur të dorëzohem se kam vrarë vëllanë”, tha ai në polici.
Advertisements
Fatkeqësisht 69-vjeçari u gjet i pajetë brenda banesës dhe ishte tepër vonë kur arriti ndihma.
Krimi brutal ndodhi në banesën në rrugën Kavtatzoglou 15 në Patisia