E FUNDIT/ Ngrihet alarmi, Rusia sulmon me raketë termocentralin bërthamor

Rusia ka goditur mëngjesin e sotëm një raketë, mbi termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore.

Advertisements

Kjo nuk është hera e parë që Rusia kërcënon sigurinë bërthamore të termocentraleve në Ukrainë, por edhe botën me një katastrofë të re bërthamore.

“Rusia kreu një akt tjetër të terrorizmit bërthamor, në orën 5:30 të mëngjesit, një raketë lundrimi ruse, e ngjashme me raketën “Caliber”, fluturoi në mënyrë kritike të ulët mbi termocentralin bërthamor të Ukrainës Jugore.

Advertisements

Ndoshta, kjo raketë është hedhur në drejtim të Kievit, ku u dëgjuan shpërthime mëngjesin e sotëm”, tha operatori shtetëror i centralit bërthamor të Ukrainës Energoatom.

Energoatom tha se forcat ruse “ende nuk e kuptojnë se edhe fragmenti më i vogël i një rakete që mund të godasë një njësi të fuqisë së punës mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore dhe rrjedhje rrezatimi”.

Artikulli paraprakTjetër tragjedi në SHBA! Një person futet në lokal dhe ‘sharron’ të rinjtë me armë
Artikulli tjetërHabiten qytetarët në Tiranë, vajzat joshëse hipin në furgonin e policisë