Episod i pazakontë, përpara ndeshjes së kësaj të premteje, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Advertisements
Rivalët e radhës së kuqezinjve, mbërritën me vonesë në Tiranë dhe arsyeja lidhej me avionin e prenotuar për transfertën.
Skuadra izraelite u detyrua të priste për më tepër se dy orë në bordin e mjetit dhe më pas zbriti.
Advertisements
Kjo pasi avioni ishte i vogël dhe nuk e përballonte kapacitetin e të gjithë skuadrës dhe bagazheve të nevojshme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Pritja përfundoi vetëm pasi avioni u ndryshua, ku shumë lojtarë pohuan se diçka e tillë nuk u kishte ndodhur asnjëherë më parë.