“Do iki për një kafe në Korfuz”/ Ja si 75-vjeçari ‘aventurier’ vuri në alarm policinë duke bërë 14 kilometra me not

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e një dite më parë kur një polak i moshuar vuri në alarm të dy policitë në Sarandë, të Rendit dhe atë Kufitare, pasi ishte denoncuar i zhdukur në det. Sipas shoqërueses së grupit të turistëve polakë, 29-vjeçares me inicialet D.R, i moshuari Zbibniw Kaczorowski, 74-vjeç, kishte veshur një palë këmbëza noti dhe rreth orës 10.30 të paradites së të hënës u hodh në det në Ksamil duke u shprehur: “Do shkoj për një kafe në Korfuz”.

Advertisements

Veprimi ndodhi rreth orës 10.30 të paradites të së hënës dhe denoncimi në polici u bë në orën 20.00 kur u konstatua se i moshuari nuk po kthehej. Menjëherë dy Komisariatet e Sarandes u vunë në alarm dhe nisën kërkimet nga deti dhe toka. Pas disa orësh kërkimi polaku 74-vjeçar Zbibniw Kaczorowski, u gjet i vetmuar në plazhin përballë ishullit Tongo, ose siç e quajnë ndryshe vendasit këtu “ Ishulli i Francezit”.

Advertisements

U gjet i ulur në rërë dhe i raskapitur. Mesa duket “piloti i detit” kish ngatërruar rrugë, duke kryer plot rreth 7.5 milje detare me not e duke ngelur sërish në tokën shqiptare, pra pak milje më shumë se distanca detare Ksamil – Korfuz, e nuk arriti dot ta pinte atë kafe aventure në këtë moshë 74 vjeçare që përshkoi 7.5 milje me not. E falë ndihmës që iu dha nga forcat policore të Sarandës ai sot është në jetë.

Artikulli paraprak“Obobo do më kapë për flokësh”, Beniada i nxjerr ‘të palarat’ Megi Pojanit
Artikulli tjetërPërcillen për në banesën e fundit nëna dhe djali që humbën jetën në Berat