Territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta.
Advertisements
Por sipas MeteoAlb, pas mesditës pritet që vranësirat të shtohen, duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës përmirësojnë gradualisht motin.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius.
Advertisements
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.