Shkodër- Një pako e dyshimtë alarmoi policinë e Shkodrës para disa orësh.
Advertisements
Pakoja e dyshimtë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA.
Advertisements
Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.
Policia u njoftua rreth orës 16:00 për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”
Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë.
Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye.
Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.
Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.
Abc mëson se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.