Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Buzëmadh në aksin rrugor Levan Tepelenë ku kanë humbur jetën 2 persona dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në Fier.
Njëri është Sokrat Lela, nga Mbrostari i Fierit, punonjës i FNSH, i cili ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy persona të tjerë.
Advertisements
Viktima tjetër është bashkëshoqëruesja e tij Fatbardha Lela. Të dy kanë qenë në mjetin Ford Fiesta.
Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit.
Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave dhe personave të plagosur nuk dihet ende.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.