Çfarë ka mbetur nga vendi i aksidentit tragjik në Levan-Tepelenë? Arrestohet shoferi, përplasja fatale shkaktoi 3 viktima të së njëjtës familje (Video)

Një ditë pas aksidentit tragjik me 3 të vdekur në aksin Levan-Tepelenë, është arrestuar nga policia drejtuesi i mjetit “Opel”, i cili po ashtu mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare.

Advertisements

Shtetasi Mariglen Skënderaj akuzohet tashmë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, ku mjeti i drejtuar nga Skënderaj u përplas me atë ku ndodheshin 3 viktimat.

Advertisements

Ato janë: Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj dhe e ëma e kësaj të fundit Bylyre Salaj.

Njoftimi i policisë:

Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.

Skënderaj mbeti i plagosur bashke me bashkesorten dhe vajzen 6 vjecare pas perplasjes se ndodhur mbremjen e se enjtes ne afersi te fshatit Buzmadh ne autostraden Levan Tepelene.

Nga aksidenti mbeten te vdekur tre persona, perkatesisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj,

Artikulli paraprakE rëndë! Merr flakë apartamenti në Durrës(Detaje)
Artikulli tjetërI fundit! Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim? “Do të ketë turma të mëdha”, ambasada amerikane në Tiranë del me thirrjen urgjente