Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drogë duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës, një gruaje të moshuar. Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehrra. Por kjo e fundit nga ana e saj, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se farën e kishte blerë në treg për speca e domate.
Advertisements
Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kanabis u konstatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në këto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.
45-vjeçari E.H. këmbëngul – sipas dosjes që iu tregua Gazetës “Si” – se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë droga dhe për këtë i sugjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar droga) nuk gjendej brenda vendit.
Advertisements
Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra – përmend një burim i Gazetës “Si” – farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.
“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehrra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehrra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehrrën jemi përpjekur të gjejmë tregtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës”, por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.
Policia – siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si” – ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.
Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Polcia thotë se nusja përmend që vjehrra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate. “Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike – theksoi një burim policor – për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se droga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./