Aksident i rëndë në vend/ Kamioni përplaset me makinën dhe kthehet përmbys, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamion.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bushtricë”.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, kamioni është përmbysur , ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

Mësohet se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Artikulli paraprakE tërhoqi zvarrë dhe p*rdhunoi të miturën, ky është 27-vjeçari ‘monstër’ (EMRI)
Artikulli tjetërU nda nga e dashura kur ajo ishte shtatzënë! ‘Ylli’ i Romës gjen “paqe” në krahët e shqiptares (FOTO)