Aksident i rëndë në qytetin shqiptar, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident trafiku mes një veture e motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Advertisements

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Advertisements

Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”, ka deklaruar Veseli.

Artikulli paraprak“Bastardë”, deputeti i PD përjashtohet nga seanca, ja “dënimi” i marrë ndaj tij
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Vihet në pranga krahu i djathtë i Talo Çelës (FOTO)