Një zbulim tronditës është bërë nga policia greke. Ata kanë arrtiur të arrestojnë një 43-vjeçar që posedonte një dosje voluminoze me rreth 2.5 milionë materiale por nografike për fëmijë.
Advertisements
I arrestuari është punonjës i një supermarketi dhe është lënë nga autoritetet në paraburgim, pasi ky është rasti më i madh i pornografisë së fëmijëve për sa i përket sasisë së dosjeve.
Burime policore bëjnë me dije për Zougla.gr se autori është arrestuar më 6 qershor. Sipas të dhënave ai kishte filluar të grumbullonte materiale por nografike rreth 20 vite më parë dhe përmbajtja ishte për fëmijët nga 3 vjeç e sipër.
Advertisements
I arrestuari jetonte në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse fitonte para nga materialet që dispononte apo ishte i fiksuar pas por nografisë me të mitur.
Sipas mediave greke kjo do të provohet pasi hetuesi pritet të urdhërojë hapjen e llogarive bankare, ndërsa provat dixhitale do t’i dërgohen Në/Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike të Greqisë Veriore për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.
Detajet që çuan Drejtorinë e Krimeve Kibernetike drejt hetimeve të mëtejshme erdhën nga Europol, në kuadër të një operacioni në rrjetin e errët të internetit (Darknet) të kryer nga autoritetet franceze në fillim të vitit të kaluar.