Ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në shtrat vetëm pak ditë para martesës

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe i kombëtares angleze, Andy Carroll është bërë protagonist dhe viral me një veprim të tijin të cilat janë fotografuar dhe publikuar në rrjetet sociale.

Advertisements

Lajmi është publikuar në fillim nga “The Sun”, ku duket qartë 33-vjeçari i shtrirë në shtrat bashkë me një femër tjetër e cila nuk është bashkëshortja e tij. Carroll është në gjumë, ndërsa vajza tjetër ka shkrepur një selfie me të.

Situata ishte e sikletshme pasi Carroll thuhej se pas dy javësh kishte ditën e dasmës.

Advertisements

Vajza në foto quhet Taylor Jane Wilkey, dhe është shprehur se asgjë nuk është ashtu siç duket, pasi ka qënë vetëm një shaka.

“Foton e bëmë për shaka. Nuk fjeta me të, isha bashkë me një shoqen time në dhomën e tij. Vumë muzikë dhe atë e zuri gjumi direkt pasi ishte i lodhur. Foton e bëra për shaka, nuk ndodhi asgjë seksuale”./ h.ll/abcnews.al

Artikulli paraprakZelensksy bën parashikimin e bujshëm: Ja kur mund të mbarojë lufta
Artikulli tjetër‘Dubai Porta Potty’/ Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është