Vriten me njëri tjetrin babai dhe djali, i përfshirë dhe…/ Zbardhen detajet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Advertisements

Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviç, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Advertisements

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta të KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviç. dhe M. Bigoviç, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, është avokati Millan Bigoviç.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviç.

Artikulli paraprakHumbje e madhe! Ndërron jetë parakohe artisti i njohur(EMRI)
Artikulli tjetër“Rama po shet detin te Greqia?”, Vasili: Ja çfarë do ndodhë me kufijtë pas largimit të Metës nga presidenca