Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, humb një ndër njerëzit e tij të rëndësishëm

Vladimir Putin ka marrë goditjen e radhës të fiortë. Një tjetër zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën në luftën në Ukrainë.

Advertisements

Gjeneralmajor Andrei Simonov u bë komandanti më i fundit i lartë që vdiq në betejë dhe i nënti në radhë që nga nisja e luftës, raportoi The Sun.

Simonov, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv,.

Advertisements

Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë.

Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha gjatë një interviste se rreth 100 rusë u vranë në sulm, duke përfshirë Simonov.

Lajmin për vdekjen e gjeneralit e ndau edhe këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.

Ai tha se Simonov ishte komandant i Luftës Elektronike të Ushtrisë së Dytë dhe dikur ishte komandant EW i Qarkut Ushtarak Perëndimor.

Numri i komandantëve të Putinit që humbën jetën në Ukrainë vazhdon të rritet, si një goditje dërrmuese për liderin rus.

Gjithsej nëntë gjeneralë rusë janë vrarë tani në luftën e Putinit së bashku me 36 kolonelë dhe 300 oficerë.

Artikulli paraprakDo i futet politikës? Gent Zenelaj rrëfen planet dhe sfidat e së ardhmes: Kisha një ëndërr në sirtar dhe e realizova
Artikulli tjetër“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates për botën