Udhëtonte me vajzën e mitur, gruaja humb kontrollin e mjetit dhe merr para shtyllat! Momenti prekës kur puth e përqafon të bijën (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik. Panorama.al mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën Cërrik-Fermë, ku drejtuesja e makinës ka humbur kontrollin duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit.

Advertisements

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa makina ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të saj.

Mësohet se gruaja udhëtonte me makinë së bashku me vajzën e saj.

Advertisements

Ndërsa nga pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet edhe momenti kur gruaja puthet dhe përqafohet me vajzën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak‘Ndizen gjakrat’/ Greqia merr vendimin urgjent, ja çfarë pritet të ndodhë në kufi me Turqinë
Artikulli tjetërMes tradhtisë dhe misterit, kush e shpërndau videon e nuses nga Librazhdi me të dashurin në shtrat?