Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ditën e shtunë, të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit Charite po përgatisin procedurat për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit.
Advertisements
Pas kryerjes së këtyre procedurave pritet që trupi i ish-kreut të shtetit të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë kur do t’i bëhen edhe nderimet e fundit.
Procedurat mund të përfundojnë ditën e nesërme dhe po të hënën pritet që rreth mbrëmjes trupi i ish-presidentit Bujar Nishani të niset drejt Tiranës.
Advertisements
Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore. Ndërsa qeveria pritet të nxjerrë një vendim për të gjitha procedurat e ceremonisë zyrtare për ta shoqëruar drejt banesës së fundit, ish-presidentin me të gjitha nderimet e duhura.
Ish-kreu i Shtetit Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën e 28 majit teksa po kurohej në spitalin universitar Charite të Berlinit në Gjermani. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar gjë e cila ishte fatale për të.
Ndërkaq një numër i madh personalitetesh të fushave të ndryshme duke nisur që nga politika brenda dhe jashtë vendit shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.