Tym e zjarr në kampin ku ndodhen ushtarët shqiptarë, NATO mobilizohet kundër Rusisë!

Forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë kryer stërvitjen e radhës me artileri të rëndë gjatë ditëve të fundit si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve ruse ndaj aleancës dhe vendeve Balltike.

Advertisements

Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni, ku janë pozicionuar edhe ushtarët shqiptarë.

Advertisements

Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave. Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

NATO ka shtuar ndjeshëm prezencën e saj në vendet balltike pas kërcënimeve ruse, ndërkohë që sëfundmi pritet t’i bashkohen aleancës edhe Finlanda me Suedinë.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ ‘Zhduket’ Covid në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin!
Artikulli tjetër‘TikTok’ merr një tjetër jetë! I mituri gjendet i vdekur në dhomë, ja çfarë po bënte