Tragjike! U largua nga dora e nënës sapo doli nga shkolla, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Advertisements

Vogëlushja ishte me mamanë e saj, e cila kishte shkuar ta merrte kur iu largua papritur nga dora dhe u përplas nga makina e një prindi tjetër, që rezultoi të ishte babai i shokut të saj të klasës.

Mësohet se shoferi po ecte me shpejtësi të ulët pranë shkollës De Amicis në Capoliveri dhe vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Ajo ka marrë një goditje në kokë pas përplasjes në asfalt. Karabinierët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet.

Artikulli paraprakModeratores së njohur të Top Channel i ndodh e papritura pak para se të ngjitej në skenë, bën lëvizjen urgjente
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Izraeli në alarm, paralajmëron qytetarët për Turqinë!