Theri me thikë dy djem se i shihnin të dashurën, e pëson keq shqiptari sapo shkel në Itali

Arrestohet sapo shkel në Itali shqiptari që akuzohet se theri me thikë dy të mitur nga vendi fqinjë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në Firence më 5 dhjetor 2021, me protagonist një 20-vjeçar.

Para se të ndodhte krimi, ai po ecte në zonën e Fortezza da Basso me të dashurën dhe një shok.

Advertisements

Jo shumë larg tyre, djali vuri re 7 të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kishin parë të dashurën me shumë interes. Gjë që e bëri shqiptarin të shkonte drejt tyre për të kërkuar shpjegime.

Dhe diskutimi, i cili gradualisht bëhej gjithnjë e më i ndezur dhe i vështirë për t’u kontrolluar, degjeneroi shpejt për t’u kthyer në një luftë.

Gjatë përleshjes (i mbështetur nga shoku i tij), shqiptari nxori një thikë që e mbante në xhep dhe plagosi dy nga djemtë, 17-vjeçarë shqiptarë.

Pas sherrit, ai vendosi që të largohej nga Toskana dhe të kthehej në Tiranë, qytetin e origjinës. Dhe aty i kaloi muajt e fundit, duke pritur që ujërat të qetësoheshin dhe të kthehej në tokën italiane.

Mesa duket kishte menduar se nuk ishte më i kërkuar, ndaj dhe bleu një biletë avioni për në Bolonja. Por sapo zbarkoi në aeroportin e qytetit, e arrestuan.

Artikulli paraprakVladimir Putin në alarm! Hapet “Kutia e Pandorës” në Rusi, lëvizja e bujshme e 100 zyrtarëve të lartë që do të shkundë nga themelet Kremlinin
Artikulli tjetërÇështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ministri i Jashtëm grek: Meta nuk i ka dhënë autorizim kryeministrit, me presidentin e ri do kemi edhe zgjidhjen…