Të veshura si nuse/ Si iu dha lamtumira e fundit nënës dhe dy të rejave nga Puka (FOTO)

Nëna dhe dy vajzat që humbën jetën tragjikisht në Fushë-Arrëz ditën e shtunë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike janë përcjellë për në banesën e fundit.

Advertisements

Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.

Të pranishëm në varrimin e tyre raportohet të kenë qenë pothuajse të gjithë banorët e zonës.

Advertisements

Vdekja tragjike e nënës me dy vajzat në Fushë-Arrëz, zbulohet shkaku që solli ngjarjen e rëndë

Ranë në kontakt me energjinë dhe vdiqën në vend njëra pas tjetrës/ Kjo është nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz (FOTO)
Pak më herët u njoftua se energjia është përcjellë nga një defekt në lavatriçe.

Nëna dhe një prej vajzave shkuan të ndihmonin vajzën e madhe që e kishte zënë korrenti në dush, por edhe ato ranë në kontakt me rrymën, duke i shkaktuar vdekjen.

Fqinjët thonë se familja ishte në gjendje të rënduar ekonomike. Dy djem të mitur kanë mbetur vetëm me babain e tyre, i cili është i papunë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Izraeli në alarm, paralajmëron qytetarët për Turqinë!
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Çfarë ndodh me Covid në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë nxjerr njoftimin!