Studimet/ Shqipëria “tokë e zjarrtë”, zbulohet numri i tërmeteve të ngjashëm nga forca me atë të 2019-ës

Studimet kombëtare dhe ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë ndër vendet me nivel të lartë sizmiologjik. Sipas katalogut të tërmeteve, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar lëkundje sizmike edhe para erës sonë.
“Është ndër më sizimiogjenët në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. E para është e lidhur me pozitën gjeografike të vendit tonë pllaka euroziatike” u shpreh sizmiologu, Rexhep Koçi
Në shekullin e fundit, territori i Shqipërisë por edhe zonat kufitare që kanë pasur shumë ndikim në territorin tonë, janë goditur nga tërmete të forta. Vendi ynë është goditur nga 13 tërmete me magnitudë mbi 6 rihter dhe të paktën 25 tërmete me magnitudë 5 deri në 6. Tërmetet më të vegjël numërohen me mijëra.
Historiku i tërmeteve të Shqipërisë dhe zonave kufitare tregon që ka zona të definuara që janë më të rrezikuara nga tërmetet. Por, kjo nuk do të thotë që aty ku nuk ka rënë kurrë tërmet, nuk ka rrezik.

Advertisements

“Perëndimore Shkodra deri në jug, 6 tërmete brezi lindor Peshkopi-Korçë, Fier-Dibër deri në Shkup. Statistikat japin disa të dhëna Shqipëria dy shekujt e fundit një herë në 40 vjetë nga tërmete të fuqishëm me mahnitudë mbi 6 rihter. 1911 tërmeti Ohrit, 1920 Tepelena, 1930 i Llogarasë shumë i fuqishëm me dëme. Para 26 nëntorit 2019 në 1946 ka qenë i fuqishëm në Durrës” u shpreh sizmiologu, Rexhep Koçi
Këto të dhëna sugjerojnë që duhet të ketë një kujdes të shtuar krahasimisht me vendet që nuk kanë këtë lloj sizmiogjenie lidhur me aspektin e ndërtimit.

Në Shqipëri harxhohen shuma marramendëse për estetikë, fasada, por nuk I kushtohet vëmendja e duhur asaj që është më e rëndësishmja; sigurisë së veprave inxhinierike. Këtu fjalë është për rrugët, urat, digat, institucionet apo deri edhe objektet e banimit që duhet të jenë garanci për sigurinë e jetës së njerëzve.
Koncesionari i Rrugës së Arbrit, i ka kushtuar shqiptarëve 31 miliardë lekë ose 253 mln euro. Por, kësaj fature i duhen shtuar edhe 20 milionë euro shtesë nga dëmtimet e paparashikuara.

Advertisements

Në dokumentet e tenderit shkruhej se “dalja jashtë pune ka ardhur si rezultat i uljeve gjeologjike të të gjithë fushëgropës së Bulqizës. Ulja e krijuar në vite ka prekur edhe rrugën në zbritje të segmentit nga Qafa e Buallit deri në nyjen në hyrje të Qytetit të Ri të Bulqizës, ku janë shfaqur çedime të trupit të rrugës”. Pra, në protokollet e ndërtimit nuk ishte parashkuar sizmiciteti I zonës, duke sjellë shpenzime shtesë në vlerë mjaft të lartë.

Problematikë e ngjashme konstatohej edhe në By Passin e VLorës apo në Rrugën e kombit që preku një vlerë prej rreth 1 miliardë eurosh.

Fenomenet natyrore nuk mund të ndalen, disa të tjera si tërmeti, as nuk mund të parashikohen më pare… Por, ekspertët që marrin pjesë në ndërtimin e objekteve inxhinierike mund të bëjnë studimet përkatëse të fushës gjeologjiko-inxhinierike dhe sizmike për të ndërtuar sipas parametrave dhe terrenit të caktuar.
“Këto formacione. Hyrja për në Spille në Kavajë, Kodra e Shtufit në Gjirokastër, aksi rrugor që lidh Mallakastrën me Tepelenën, edhe aty ka pasur rrëshkitje.

Rruga Arbrit, rruga e Kombit, By passi i Vlorës në momentin që këto vepra ndërtohen në këto formacione duhet të bëhet një studim i mirëfilltë gjeologjiko-inxhinierik i tokës. Duhet të bëhen gjatë fazës së projektimit të veprës inxhikerike. Nëse ka leverdi që aksi rrugor të kalojë mbi këto depozitime apo të evitohet ndërtimi në to” u shpreh pedagogu, Klodian Skrame

Pasojat e lëkundjeve të vitit 2019 evidentuan që nuk është marrë seriozisht ose nuk është konsideruar fare sjellja e tokës ndaj tërmeteve në ndërtimin e objekteve inxhinierike. Po ashtu edhe niveli sizmik në disa raste.

Artikulli paraprakMerr fund misteri, data 17 maj një ditë historike për botën! Ja çfarë lajmëron SHBA
Artikulli tjetërSerbia bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë nëse Kosova hyn në Këshillin e Evropës