Një 35 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korcës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Advertisements
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.B, banues në Ersekë, i cili punon si shofer autobusi. Burime bëjnë me dije se 35- vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15 vjeçaren, teksa kjo e fundit po udhëtonte nga Tirana drejt Korçës dhe ka filmuar veprimet e tij të pahijshme ndaj saj.
Ka qenë babai i të miturës, i cili ka bërë denoncimin, duke thënë se vajza ka provuar që shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.