Ky është 21 vjeçari Kristjan Medolli nga fshati Qatrom që është arratisur sot nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë arrest në burg.
Advertisements
Ai ishte paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë e cila i ishte vendosur “arrest me burg”. Me pranga në duar i riu është arratisur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të seancës ku iu njoftua masa e sigurisë.
Advertisements
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se SHÇBA ka nisur hetimet për grupin e efektivëve që shoqëronin 21-vjeçarin Kristjan Medollin.
Dyshohet ai është arratisur në momentin që është zbritur nga efektivët në garazh.