Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë. Gazetari Gjergji Figuri raporton se disa rrugë janë bllokuar.
Advertisements
Për shkak të reshjeve intensive ka pasur prezencë të madhe uji në rrugë dhe hyrje pallatesh.
Nga pamjet shihet teksa qytetarët janë përveshur për të kaluar. Sakaq, nuk raportohet për shtëpi të përmbytura.
Advertisements
Moti i keq përfshiu ditën e sotme të gjithë vendin, duke sjellë probleme me qarkullimin në disa zona. /abcnews.al