Rrogë e ulët dhe jetë luksi? Rama paralajmëron: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

“Nuk mund të kesh deklaruar të ardhura të ulëta dhe të bësh jetë luksoze.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë një konference në kuadër ecurisë së punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.

Advertisements

Rama paralajmëroi nisma ligjore lidhur me këtë fenomen, ndërsa shtoi se edhe në Këshillin Kombëtar kishte mbështetje për sa i përket hetimit të evazionit fiskal. Sipas Ramës për mbështetja për forcimin e masave anti evazion ishte mbi 60%.

Këtë mbështetja Rama tha se do ta kthejë në masa ligjore pasi sipas tij

Advertisements

“Nuk mund të deklarosh të ardhura kaq. Dhe të shikosh e të kesh shtëpia e makina që nuk mund të bëhen kurrë me ato të ardhura. Edhe në këshillin kombëtar për evazionin fiskal ishte i lartë. Do e kthejmë në masa ligjore.” tha Rama.

Artikulli paraprakTragjike në Bypassin e Vlorës, rrëzohet kamioni dhe vdes shoferi, pasagjeri nuk gjendet
Artikulli tjetërVritet 30-vjeçari shqiptar në Londër, të dyshuar për krimin 2 të rinj e një 24-vjeçare