Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka rikujtuar qytetarët shqiptarë se prej të mërkurës, 1 Qershor, do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimëshe.
Advertisements
Sipas Ramës me këtë vendim do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. Më tej kreu i qeverisë shprehet se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.
Advertisements