Prindër bëni kujdes! Ky produkt gjendet në të gjitha shtëpitë dhe helmon 60.000 fëmijë çdo vit

Megjithëse shumica e prindërve besojnë se e kanë mbrojtur shtëpinë e tyre nga rreziqet për foshnjën, ata shpesh nënvlerësojnë se sa e lehtë është të hysh në farmacinë e shtëpisë.

Advertisements

Sipas një studimi nga Safe Kids Worldwide, 60,000 fëmijë shkojnë në spital çdo vit me helmim sepse kishin marrë një ilaç.

“9 nga 10 prindër e dinë se ilaçet duhet të mbahen sa më larg fëmijëve”, tha Morag Mackay, drejtor i kërkimit në Safe Kids Ëorldëide, sipas Today. “ Por 7 nga 10 pranojnë se nuk e bëjnë këtë, ose se ka pasur raste kur e kanë harruar”.

Advertisements

Ky studim nxjerr në pah marrëdhënien midis asaj që prindërit dinë dhe asaj që bëjnë.

Shumë të rritur nënvlerësojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, duke e lënë ilaçin në një vend ku ata mendojnë se është larg, si p.sh. në banakun e kuzhinës, kur në fakt vendi mund të jetë i aksesueshëm për fëmijët e vegjël.

“Foshnjat disa muajshe erdhën në urgjencë sepse po merrnin një ilaç që ishte pranë tyre, ndërsa prindërit mendonin se nuk mund të zvarriteshin atje ose se nuk mund ta fusnin në gojë”, thotë Mackay.

Prindërit, edhe pse i njohin shumë mirë fëmijët e tyre, ndonjëherë i nënvlerësojnë dhe kjo mund të jetë fatale. Për Shelagh Macdonald, një nga mijëra nënat që përballen me aksidente të tilla, është çështje minutash.

Artikulli paraprakE tmerrshme! Nëna e tyre dhe njerku dhunojnë e lejnë pa bukë 4 vajzat e mitura
Artikulli tjetërUFO mes maleve në Gramsh? Zbulohet misteri i shenjave të çuditshme