Policia e Tiranës ka konfirmuar zyrtarisht se autori i aksidentit të sotëm të çiftit me foshnjën tre muajsh, e ka ndëshkuar disa herë, por ai nuk ka ‘zënë mend’.
Advertisements
Pasi shkaktoi aksidentin 38-vjeçari u largua nga vendngjarja, por më pas u pikas dhe u kap nga policia.
‘Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij’, deklaron policia.
Advertisements
Më tej policia shton: Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.
Po ky shtetas është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor. Pra, edhe pse është ndëshkuar me dhjetëra herë, ‘huqi’ i shkeljes së rregullave të qarkullimit ka vazhduar, ndërkohë që penalizimet nuk kanë ardhur duke u ashpërsuar. Aktualisht grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.