Po shijonte muajin e mjaltit/ Ekzekutohet me 2 plumba prokurori(Detaje)

Marcelo Pecci, një prokuror nga Paraguai i angazhuar në luftën kundër trafikut të drogës, është ekzekutuar ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull kolumbian të Karaibeve.

Advertisements

Autorët u larguan nga deti sipas policisë.

Presidenti i Paraguait e quajti krimin si një “vrasje frikacake”.

Advertisements

Pecci, 45 vjeç, u qëllua 2 herë teksa po pushonte në një plazh në ishullin turistik Baru, sipas gruas së tij, Claudia Aguilera.

Çifti u martua më 30 prill në Kartagjena.

“Dy burra sulmuan Marcelon. Ata erdhën nga deti me një varkë të vogël, ose me një ski jet, e vërteta është se nuk e pashë mirë,” tha Aguilera për gazetën El Tiempo.

Një nga sulmuesit doli dhe “pa fjalë qëlloi dy herë Marcelon, një plumb e goditi në fytyrë dhe një tjetër në trup”, tha ajo.

Aguilera, e cila është shtatzënë, tha se burri i saj nuk kishte marrë asnjë kërcënim më parë.

Postimi i fundit në llogarinë e Aguilera-s në Instagram të martën tregoi një çift të përqafuar në një plazh dhe një palë këpucë për fëmijë në plan të parë në atë që dukej se ishte një njoftim shtatzënie.

Artikulli paraprakDy shqiptarë të plagosur gjenden në mes të rrugës në Itali (Detaje)
Artikulli tjetërI fundit! Mjeti përplas biçikletën, një person i plagosur rëndë