“Po qëndronte i ulur në karburantin ku punonte”, detaje nga plagosja e Dedë Planajt në Shkodër: E qëlluan 4 herë me pistoletë

Dedë Planaj ka qenë duke qëndruar i ulur tek karburanti ku punonte në momentin kur është qëlluar 4 herë me pistoletë. Mësohet se i plagosuri është rreth moshës 60 vjeçare ndërsa shihen qartë njollat e gjalut të tij në vendin ku ndodhi ngjarja.

Advertisements

Po merren ne pyetje personat që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë pritet të japin ndihmesë për identifikimin e autorit që kreu atentatin e mbrëmjes së sotme në Dobraç të Shkodrës.

Gjendja e të plagosurit paraqitet jashtërrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Advertisements

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprak“Dobraçi i atentateve”, kush është i plagosuri në Shkodër, kushëriri i “kumbarit” të drogës që u ekzekutua me 30 plumba para shtëpisë
Artikulli tjetërU përplasën për shpërndarjen e porosisë, dalin pamjet e sherrit ku shqiptari tentoi të sulmonte me thikë grekun (VIDEO)