Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit, një oficer i policisë së komisariatit Shkodër ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës se Dushmanit, duke rënë në një humnerë.
Advertisements
Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se oficeri me inicialet Rr. F. ishte pjesë e një grupi bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metër në një humnerë.
Advertisements
Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.