Plas keq/ Albërie Hadërgjonaj publikon foton dhe thumbon ashpër Ronela Hajatin: Evropa qeshi me ne

Ditën e djeshme është mbajtur nata finale e festivalit evropian, ‘Eurovision 2022’.

Advertisements

Pas tri vitesh finale rresht, Shqipëria dështoi që sivjet të kualifikohej në finalen e madhe, pas një përfaqësimi të dobët të bërë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.

Advertisements

Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi ka thumbuar Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.

Artikulli paraprakVrasja barbare në Glyka Nera, nesër jepet vendimi për Babis Anagnostopoulos! Çfarë e tradhtoi pilotin me skenarin e grabitjes
Artikulli tjetërAksident tragjik në vend, humb jetën i riu