Ajas Sulejmani, 39 vjeçari që shkaktoi aksidentin te “Rruga e Kavajës” mesditën e sotme, ka dalë pozitiv në testin e drogës dhe rezulton se edhe sot ai kishte konsumuar lëndë narkotike.
Advertisements
Lajmin e konfirmon Policia e Tiranës.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se: Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton Policia e Tiranës.
Advertisements
Menjëherë pas ngjarjes, 39 vjeçari u arratis përmes pallateve, por dy orë më vonë blutë e kryeqytetit njoftuan prangosjen e Ajas Sulejmanit në një spital privat, shkruan newsbomb.al. Ai kishte shkuar atje për t’u mjekuar por u arrestua në flagrancë.