Për pak u mori jetën familjes në Tiranë, 39 vjeçarit i hiqet patenta për 1 vit

Gjatë ditës së djeshme, në afërsi të komplekseve të ‘Delijorgjit’ në Tiranë u regjistrua një aksident i rëndë që për pak mund të përfundonte në një tragjedi.

Advertisements

Ishte Ajas Sulejmani, shoferi aventurier i ‘bishës luksoze’, “Benz G-Class” i cili përplasi me makinë familjen Konomi, konkretisht çiftin Arjan dhe Vilma dhe foshnjën e tyre 3 muajsh.

Familja Konomi po kalonin në vijat e bardha te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, kur befas papritur rrezikohen nga një benz luksoz i cili ishte me shpejtësi dhe i la të plagosur rëndë.

Advertisements

Ajas Sulejmani pas ngjarjes rezultoi pozitiv me lëndë narkotike, ndërsa para pak javësh i ishte hequr patenta tre javë më parë, por vazhdonte të lëvizte i lirë dhe i shfrenuar në rrugët e Tiranës.

Gjithashtu Sulejmani, 39-vjeç, kërkohej edhe nga Interpol për trafik lëndësh narkotike në Angli. Sulejmani nuk respektoi semaforin, nuk rregulloi shpejtësinë dhe nuk respektoi vijat e bardha ku po kalonte familja Konomi dhe për pak do të shkaktonte një tragjedi, ndërsa u arrestua dy orë më vonë në një spital privat.

Pas aksidentit policia i ka hequr patentën për 1 vit Ajas Sulejmanit ndërsa i ka zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit. Sulejmani ishte gjobitur deri më sot plot 8 herë, për shkelje të kodin rrugor.

Artikulli paraprakAs në ëndrrën më të keqe nuk e kishte parë, Putinit i bëjnë surprizën e hidhur gjatë paradës
Artikulli tjetërU përplasën nga makina luksoze teksa po kalonin vijat e bardha, ja si është gjendja e çiftit dhe foshnjës së tyre