Pasi grabitën bankën në Koplik “maskat” terrorizojnë qytetarët, u marrin “Benzin” dhe arratisen

Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e ndodhur ditën e sotme në Koplik.

Advertisements

Nga burimet mësohet se autorët pasi kanë grabitur bankën kanë mundur të largohen drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3” që më pas i kanë vënë flakën.

Advertisements

Pasi kanë djegur golfin autoret e grabitjes së bankës në Koplik kanë ndaluar një “Benz” kanë zbritur tre persona që ishin në “Benz” dhe u kanë grabitur edhe makinën.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë nisur kërkimet edhe me ndihmën e një helikopteri për të rënë në gjurmët e autorëve.

Ndërkohë policia ka nisur marrjen në pyetje të 3 personave që grabitësit u morën makinën në rrugë.

Artikulli paraprakParalajmërojnë meteorologët! Po vjen nga Mauritania, çfarë sjell anti-cikloni afrikan në Shqipëri (HARTA)
Artikulli tjetërPas tre ditëve me diell, rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë javë