Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar holandez, të cilit pas një sherri në rrugët e kryeqytetit i është gjetur një sasi kokaine më vete.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.
Advertisements
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia./Opinion.al