Nxirren nga kampi i ferrit në Siri 9 fëmijë shqiptarë dhe 4 gra

14 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Mes të shpëtuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra. 13 shtetasit shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkari Omar përmes një postimi në Twitter, ndërkohë gazetarja e Abc Erneta Shevroja e ka konfirmuar lajmin nga ministria e Brendshme.

Advertisements

“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.

Advertisements

Deri më tani nuk janë publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga kampi.

Artikulli paraprakI fundit! Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës
Artikulli tjetër‘Më thonë ku e ke shtëpinë?’, Arjola tregon çfarë ndodhi pas BBV