I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE” ka qenë kompozitori Edmond Zhulali, i cili ka komentuar performancën e Ronale Hajatit në Eurovizon një natë më parë.
Advertisements
Në sytë e artistit, Ronela nuk është penalizuar nga faktor të jashtëm si veshja, koreografia, por nga zëri i saj.
Advertisements
Ai ka sqaruar ndër të tjera, se Ronela mund të jetë përjashtuar nga juria profesioniste për shkak të ndryshimit të mënyrës së këndimit, ardhur kjo e fundit nga lodhje e kërcimit.
“Ronela është penalizuar nga juritë profesionale, kërcimi e ka lodhur. Nuk ka të bëjë me veshjen.
Një situatë të tille kam patur dhe unë me Kejsin Tolen. Sepse Kejsi në radhë të parë është këngëtare dhe dëgjohet zëri nga publiku.”- tha Zhulali.