Një burë ‘hero’ ka shpëtuar një 3-vjeçare që rrezikonte të binte nga kati i tetë i një pallati.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në Nur-sultan, kryeqytetin e Kazakistanit, ku vajza e mitur duke luajtur ishte varur nga dritarja e banesës së saj, duke rrezikuar të binte. Shumë njerëz u grumbulluan poshtë dritares ku 3-vjeçarja qëndronte e varur, por askush nuk po ndërhynte për ta shpëtuar atë.
37-vjeçari Sabit Shontakbaev, dhe një miku i tij që po shkonin në punë vërejtën vogëlushen në pragun e dritares dhe menjëherë trokitën në hyrjen e apartamentit poshtë dritares ku ishte fëmija.
Advertisements
Babai i katër fëmijëve arriti të gjendej në pjesën e jashtme poshtë fëmijës, duke arritur ta kapte atë dhe t’i shpëtonte jetën.
3-vjeçarja ishte lënë vetëm në shtëpi dhe kishte përdorur jastëkë për tu ngjitur në dritare, nga ku kishte rrëshqitur gabimisht dhe kishte përfunduar e varur.