Një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, ku një person ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar një tjetër.
Advertisements
Policia njofton se një burrë i nervozuar në trafik ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar drejtuesin e një automjeti.
Autorit i është sekuestruar një pistoletë me 27 fishekë për të cilën i dyshuari posedonte leje
Advertisements
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pas me viktimën mashkull kosovar e kishte kanos me armë atë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 27 fishekë për të cilën i dyshuari posedonte leje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”njofton policia.