Ndarja nga jeta të ish-Presidentit Nishani, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Advertisements

Ndërsa ka postuar një foto bardhezi të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, Rama e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“U prehtë në paqe!
Ngushëllime familjes,” shkruan Rama.

Advertisements

Kujtojmë se pak ditë më parë Bujar Nishani u nis drejt Gjermanisë për një trajtim më të specializuar për sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por që nuk arriti të mbijetojë. Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017. Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, një ndër të cilave si ministër i Brendshëm.

Artikulli paraprakHyri për të bërë dush, por e zuri korrenti/ Zbardhen detaje nga tragjedia në Fushë Arrëz! Si humbën jetën nëna me dy vajzat (EMRAT)
Artikulli tjetër“Martohem vazhdimisht”/ Sokol Balla befason me deklaratën, flet si rrallë herë për jetën private