Territori shqiptar është përfshirë nga masat ajrore të qëndrueshme, ku gjatë paradites do të kemi dominim të motit të kthjellët dhe kalime të pakta të vranësirave më të dukshme këto do të jenë në zonat malore.
Advertisements
Sipas Meteoalb, në vijm parashikohet që vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme por nuk do të mund të sjellin reshje në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Advertisements
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Europa Jugore dhe vendet Nordike do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira dhe reshje dëbore do të vijoj të jetë Europa Lindore.