Mot pranveror! Temperatura deri në 28 gradë, parashikimi për sot

Java nis me mot të mirë dhe me temperatura të larta. Territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Advertisements

Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri – verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Advertisements

Artikulli paraprakI fundit! Hidhet nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçari në Fier, humb jetën
Artikulli tjetërKrim i rëndë! Shqiptarin e masakron kunati me thikë, vdes në vend