Momente ankthi! Ja çfarë ndodh me avionin ku po udhëtonte Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është dashur të jetë në Zyrih të hënën në mëngjes, por deri pasdite ai nuk është paraqitur në bazën e përfaqësueses së Zvicrës.

Advertisements

Mediat zvicerane bëjnë me dije se udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, pasi Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Çikago për shkak të një defekti në avionin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Advertisements

Mësohet se ka pasur një problem teknik në avion. Ai është ulur 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Për shkak të këtij problem, Shaqiri do të bashkohet me Zvicrën ditën e martë dhe menjëherë do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Pragë.

Artikulli paraprak“Mund të kenë dhe 4-5 dashnorë”- Pastori vë duart në kokë pas deklaratës së Hazizajt, debate për videon e bujshme të Librazhdit
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 31 maj 2022