Shpërndarja e videove të nuses nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtratin martesor nga familjarët e bashkëshortit kanë shkaktuar një debat të madh në shoqëri me argumente pro dhe kundër këtij veprimi.
Advertisements
Debati është i fokusuar në aspektin moral dhe atë ligjor. Aspekti moral i përket vetëm asaj dhe bashkëshortit, ndërkohë që kur vjen puna te ai ligjor, ngjarja merr përmasa të tjera.
Kjo, për faktin se përveç se u dhunua fizikisht nga familjarët e bashkëshortit, e reja u filmua dhe pamjet iu nxorën në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, vjehrra e të resë u shpreh se në fakt nuk i kishin publikuar ata videot lakuriq të nuses së djalit me të dashurin në shtrat.
Advertisements
Ajo tha se nuk ia kanë dhënë askujt ato pamje të filmuara nga djali i saj i vogël.
Nga ana tjetër, mësohet se pasi njoftuan familjarët e vajzës për tradhtinë e saj si edhe të birin, vjehrri dhe vjehrra e nuses nga Togëza e Librazhdit kanë njoftuar edhe policinë. Mësohet se ata kanë dorëzuar edhe pamjet në polici, nga ku dyshohet se kanë dalë edhe pamjet që tronditën opinionin publik shqiptar.
Problematik është fakti se ato pamje janë duke u shpërndarë nëpër ëhats app të pacensuruara ku duken qartë fytyrat e të rinjve, por edhe dhuna e familjarëve të nuses ndaj saj dhe të dashurit.
Pjesë nga biseda në studio:
Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.
Je 20 vite?
Po!
Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.
Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi
Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.
Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë, me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.
Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.
Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.
Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.
Je penduar që nise një lidhje pa konsumuar martesën?
Edhe po edhe jo.
Kujt do t’i kërkosh falje?
Vetëm familjes sime. Atyre jo e jo.
Pse?
Mami më thoshtë gjithnjë bëj kujdes. Unë u kërkoj falje atyre për këtë gjë.
Rrogën ku e çoje?
Te prindërit e mi, sepse kishin nevojë.