Një hotel për eskorta brenda një ish-manastiri murgeshash, rrëfimi: Menaxheri na merr 300 euro në javë secilës

Nëpërmjet një mesazhi të thjeshtë ‘Whatsapp’ në celular, fiksohet një takim me eskortën, i plotësuar me adresën dhe vendin e takimit: një hotel modern dhe elegant, brenda një ish-manastiri murgeshash, pak minuta më këmbë nga muret antike të Firences.

Advertisements

Këtu, një ish-i dënuar drejton një rrjet prostitucioni me vlerë mijëra euro, pothuajse në dritën e diellit, duke shfrytëzuar vajzat dhe disa dhoma ngjitur me hotelin. Gjithçka është rrëfyer nga një prostitutë e re, e cila ndër të tjera denoncon: “Më detyroi të punoja edhe në recepsion”.

Plot me turistë dhe udhëtarë, shkruan “il Tirreno”, në fakt është një strukturë e vërtetë me dritë të kuqe. Përveç godinës kryesore, ka disa anekse të jashtme me dhoma. Këto janë dhomat që përdoren për të pritur eskortat, të cilat marrin kërkesa për takime dhe klientë në çdo kohë të ditës apo natës. Për të hyrë, i bini ziles ose merrni kodin për të hapur portën e hyrjes drejtpërdrejt me një mesazh nga eskorta.

Advertisements

“Dhomat në katet e poshtme, më të fshehtat, janë ato që i përdor për punët e veta”, thotë një vajzë, duke iu referuar personit që menaxhonte rrjetin e prostitucionit. “Ai është drejtuesi i strukturës, shpjegon gruaja, jo pronarja që është kineze dhe nuk di asgjë se çfarë po ndodh këtu, por menaxheri, një burrë italian”. Ai është një ish-i dënuar fiorentin, i arrestuar në fillim të viteve 2000 për shfrytëzim prostitucioni.

“Xhiron e bën ai, e organizon ai – vazhdon eskorta – na mban neve vajzave katër dhoma në hotel – shpjegon ajo – merr nga secila 300 euro në jave cash. Erdhi edhe policia për të bërë një kontroll, por asgjë nuk ka ndryshuar.”

Artikulli paraprak“Dashuria, një moment i nepsit s*ksual”/ Spartak Ngjela bën rrëfimin e rrallë për jetën private, flet edhe për pendesat e tija
Artikulli tjetërNuk e la të hynte në club, punonjësi i sigurimit sulmohet me kallashnikov në kryeqytet