Mbytja e dy vëllezërve, flet komshiu: Shteti të vejë dorën në zemër për këtë familje! I ati mbledh hekurishte

Dy vëllezër u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Prushit, por ngjarja mund të ishte akoma dhe më shuëm fatale sesa kaq.

Advertisements

Kështu tha për Report Tv, për gazetarin Sokol Dema, fqinji I Luan Takut, babait të dy fëmijëve të mitur, pasi edhe 2 fëmijë të tjerë kishin rrezikuar që të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor.Banori tha po ashtu se familja është në gjendje të vështirë ekonomike. “‘I kam komshinj.

Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vejë shteti dorë në zemër.I ati mbledh hekurisht eqë jetojnë, me zor i ka rritur ato fëmijë.

Advertisements

Të dy djemtë. Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht.

Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë. Kanë qenë 6 kalamaj, kanë qenë duke u mbyt edhe dy të tjerë.Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar.’- tha banori.

Artikulli paraprakErion Braçe publikon foton: Ditë e tmerrshme! Drama e madhe e këtij vendi
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 28 maj 2022