Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela janë martuar pasditen e sotme. Martesën e ka celebruar kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa shoqërues ka zgjedhur Ermal Mamaqin.
Advertisements
Dasmën fituesi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur ta bëjnë buzë detit në Durrës nën ngjyrat e mrekullueshme që perëndimet falin, ashtu siç e kishte paralajmëruar, në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.
Advertisements
Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.
Ndaj balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily. Të pranishëm në dasmën e tij janë disa prej ish-banorëve dhe shumë personazhe të njohur të botës së showbizit.