Gazetari Sokol Balla ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, i ftuar në “Më lër të flas”.
Advertisements
Balla deklaroi se beson në dashurinë e sinqertë dhe tashmë është i martuar. Si fryt i kësaj dashurie të tyre është vajza e vogël.
Por ajo që shkaktoi më shumë të qeshura në bisedën e tyre ishte batuta e Sokol Ballës, i cili tha se “martohet vazhdimisht”.
Advertisements
Donaldi Veshaj: A beson në dashurinë e vërtetë ?
Sokol Balla: Po besoj që po, por më shumë besoj në dashurinë e sinqertë.
Donald Veshaj: Momenti i fundit që je ndjerë i dashuruar?
Sokol Balla: Unë nuk jam më beqar, kështu që ka 5 vjet më parë.
Donald Veshaj: Ti je i lidhur apo i martuar?
Sokol Balla: Unë martohem vazhdimisht. Martesa është shenjë respekti për personin që ti rri. Kam edhe një fryt të vogël të dashurisë që është vajza ime e vogël.
Donald Veshaj: Bashkëjeton?
Sokol Balla: Unë jam i martuar. Pse di ndonjë martesë që nuk bashkëjetohet?
Romeo Veshaj: A nuk lodhesh nëpër gjykata ik firmos, ndahu lidhu prapë, se unë vetëm këtë shoh angari.